Salianji publikon dokumentin: Gjykata njoftoi burgjet për dëshmitarin e Tahirit

0

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se nuk ka pasur dijeni për procedimin e shtetasit Nezar Seitit. Salianji ka postuar në Facebook një shkresë që mban firmën e Drejtorit të Burgjeve, Saimir Shyti, ku i është kthyer përgjigje ministres në lidhje me Seitin. Në këtë shkresë jepet informacion për statusin e Nezar Sitit, pas kërkesës nga ministria.

Postimi i Salianjit

Mashtrimi live i ministres se drejtesise, qe nese do kishte drejtesi duhet sot te ishte nen arrest!!

Ministrja po thote “kush jam une qe te hetoj se skisha dijeni!!!

Nderkohe qe jo vetem ka pasur dijeni nga institucionet e vartesise por dhe ka kerkuar informacion nepermjet drejtorise se burgjeve ne zbatim edhe te:

Neni 149 i Kodit të Proçedurës Penale

“Mospranimi i kërkesës për ekstradim”

Pika Ç: Nuk mund të jepet ekstradimi kur ka filluar proçedimi ose është duke u gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit

Shkresa ku informohet ne date 08.01.2018 nga Gjykata e Krimeve te renda qe ndaj shtetasit ka mase arresti dhe eshte duke u gjykuar ne Shqiperi!

Nazer Seiti ishte ne qeli dhe me mase sigurie arrest me burg per llogari te krimeve te renda!

Ministrja e ka ditur qe ka ka qene ne gjykim ne Shqiperi dhe prandaj nuk eshte ekstraduar Nazeri, pavaresisht se ka pasur 2 masa 20 ditore per ekstradimin!

Sot familjaret me thane qe Nazer Seitaj qe eshte i martuar me vajzen e xhaxhait te Habilajve iu ka kerkuar prokuroreve bashkepunim per te treguar rolin e Tahirit, prandaj e degdisen me vrap dhe madje pa e regjistruar as ne sistemin Tims!

Mafia drejton shtetin!

Image

 

 

Komentet

komentet