“Salvador Mundi”: / Ky është zbulimi më i rëndësishëm i shekullit XXI

“Ky është zbulimi më i rëndësishëm i shekullit XXI”,- kështu e hapi njoftimin sot shtëpia më e madhe e ankandeve Kristi (Christie), e cila do të prezantojë blerjen më emocionuese “Salvador Mundi” (Shpëtimtari i botës), një kryevepër e Leonardo da Vinçit që besohet se është piktura e fundit e mjeshtrit. Kjo pikturë konsiderohet grail i shenjtë në zbulimet e artit. Një pikturë në vaj me përmasa 25 7/8 inç me 18 inç dhe daton rreth viteve 1500 është një nga të paktat, rreth 20 piktura të Leonardos që dihet se ekzistojnë. Piktura e fundit e Leonardos është zbuluar në 1909. Kjo pikturë ishte pjesë e koleksionit të Mbretit Charls I dhe tregon një Jezus Krisht të beatifikuar veshur me rroba lapis lazuli, në njërën dorë mban një ornament të qelqtë dhe me tjetrën të ngritur drejt qiellit, duke hequr në këtë mënyrë ngjashmëri me Mona Lizën.Salvator Mundi” fillimisht u zbulua në vitin 2005, mbi të cilën ishte pikturuar më parë dhe ishte shitur për 45 paund në vitin 1958, por u bë e ditur në vitin 2011 ku sipas Loic Gouzer i shtëpisë Kristi e quajti gjetjen e saj si zbulimin e një planeti të ri. Duke fillur që sot piktura do të bëjë një tur nëpër botë duke filluar nga Hong Kongu, San Francisko, Londër dhe do të kthehet në Nju Jork, ku më pas do të dalë në ankand. Nga 15 punimet e Leonardos që dihen se ekzistojnë Salvador Mundi është e vetmja në duar private. Ankandi do të fillojë në 15 nëntor dhe do të vlerësohet me një shifër prej 100 milionë dollarësh. Kush do ta blejë? Kush e di? Por nuk do të kishte Luvër pa Mona Lizën dhe po ashtu nuk do të kishte Paris pa Luvrin. Kushdo që do ta marrë do t’i vendosë emrin koleksionit, muzeut, apo edhe qytetit. F.a. / Bota.al

Comments

comments