Më se 300 fëmijë bullgarë hapën Presidencën Bullgare

0
Vetëm disa ditë para startit zyrtar të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje u bë mikpritës i një veprimtarie tjetër evropiane, në të cilën rolin kryesor e luajtën fëmijët. Bëhet fjalë për nismën MegaDojo Sofia 1.0q e cila u mbajt nën kujdestarinë e Ministrisë së Presidencës Bullgare, Koalicionit Digjital Kombëtar dhe komisionares evropiane të ekonomisë dhe shoqërisë digjitale Marija Gabriell.

Снимка

Kjo ishte veprimtaria e parë e eurokalendarit zyrtar të Bullgarisë, në të cilën morën pjesë më se 300 fëmijë në moshë nga 7 deri në 13 vjeç nga mbarë vendi. Disa prej tyre kishin përvojë në programimin, ndërsa të tjerë bënë hapat e parë në botën e pafundme digjitale. 18 punishte ishin në dispozicion të fëmijëve kureshtarë. Në to ata zbuluan, se përveç argëtimit, në internet fshihen edhe një sërë rreziqesh, të cilët duhet të evitojnë. Mbrojtja më e thjeshtë lidhet me dy rregulla – ndërrime të shpeshta të fjalëkalimit, dhe mos regjistrimin e të dhënave personale në hapësirën digjitale. Bllokimi i disa sajteve ose vendosja e kontrollit prindëror, gjithashtu janë një masë e mirë, në se përdoruesit janë fëmijë.

Siguria kibernetike është ajo, e cila do të formojë besimin në mjedisin e ri digjital. Për këtë arsye duhet të kemi të qartë se si ta aplikojmë, tha në diskutimin e saj komisionarja bullgare e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale Marija Gabriell.

Снимка

Sipas saj, në sajë të të rinjve, Bullgaria fillon të shkruajë historinë e Presidencës së vet. Zëvendës kryeministrja dhe ministre e presidencës bullgare Liljana Pavllova tha, se fëmijët janë e ardhmja e Evropës dhe se ata në mënyrë të mrekullueshme japin kontributin e tyre për presidencën tonë. Një veprimtari e tillë është me rëndësi të madhe dhe dëshmon, se politikat kushtuara rinisë dhe shkencës janë një realitet. Zëvendës ministrja e arsimit Denica Saçeve gjithashtu e vuri theksin mbi pjesëmarrjen e të rinjve në marrjen e vendimeve për të ardhmen e BE-së.

СнимкаGjithçka, të cilën e bënë politika, është me vizion për të ardhmen, ndërsa e ardhmja është në duart e fëmijëve. Një nga prioritetet kryesore të presidencës ka të bëjë me transformimin digjital të ekonomisë, gjë që është e paevitueshme. Mirëpo, kjo mezi do të ndodhë në se fëmijët, që nga mosha më e re nuk do të mësojnë të punojnë me teknologjitë digjitale për të grumbulluar dituri digjitale. Prandaj një veprimtari kushtuar fëmijëve dhe lidhur me aftësitë e tyre digjitale është me rëndësi të jashtëzakonshme. Një aktivitet i tillë vjen të na sugjerojë se çfarë na pret në të ardhmen dhe çfarë do të na bëjë më të suksesshëm dhe më të lumtur. Pjesëmarrja e fëmijëve në politikë është një temë e cila diskutohet gjerësisht. Në veprimtaritë e lidhura me Ministrinë e Arsimit u ftuan për pjesëmarrje fëmijë të talentuar bullgarë. Ata do të prezantojnë projektet e tyre në kuadrin e aktiviteteve të ndryshme, ndër të cilat edhe Konferenca “Eduko, për të krijuar” e cila do të mbahet më 19 dhe 20 prill. Ministria parashikon 25 veprimtari gjithsej,  të cilat do të fillojnë nga shkurti.”

Снимка

Kalendari i Presidencës së parë Bullgare gjatë gjashtë muajve të ardhshëm përfshin një larmi të madhe të aktiviteteve politike dhe kulturore. Takimet e shumta formale dhe joformale ua kushtohen temave të llojllojshme, gjë që supozon një përgatitje jashtëzakonisht të mirë. Prandaj është me aq rëndësi, që vendi ynë përveç rolit të arbitrit, që duhet të luajë në marrjen e vendimeve për të ardhmen e BE-së, të arrijë të realizojë edhe prioritetet e parashikuara në programin e Presidencës Bullgare.

Komentet

komentet