Seanca e rastit “Shuplakat”, përplasje mes Fatime Fetait dhe Nikolla Gruevskit

Seanca e sotme gjyqësore e rastit “Shuplakat” ku ndër dhjetëra të akuzuarit është edhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka përplasur këtë të fundit me prokuroren Speciale, Fatime Fetai për shkak të llojit të aktakuzës së parashtruar nga Prokuroria Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Pas përfundimit të seancës së sotme, gjykatësja Tatjana Mihajllova njoftoi se seanca e ardhshme e rastit “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” do të jetë më 18 dhjetor.

Gruevski, pas përfundimit të seancës vlerësoi se askush nuk e ka goditur me shuplakë ish kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe tha se është absurde të gjykohet për disa dritare të thyera.

“Ne jemi në ndjekje politike, në shekullin XXI shkojmë në gjykatë ngaqë ka pasur protestë, kurse tash dikush i kërkon organizatorët e asaj proteste sepse kanë qenë të thyera disa dritare”, tha Gruevski.

Sipas tij, prokurorët janë vënë në situatë absurde, ku dëshmitarët janë kundërshtarë politik.

“Ne jemi këtu me ditë dhe muaj, pse janë thyer disa dritare, ndërsa “laramanët” kanë thyer dhe kanë djegur zyrën e kryetarit, për shkak të së cilës mund të digjej tërë ndërtesa në të cilën jetojnë qytetarë dhe ata nuk u dënuan. Nuk u dënuan as ata që thyen gjithçka kur u ndryshuan emrat e rrugëve”, tha Gruevski.

Nga ana tjetër, prokurorja Speciale, Fatime Fetai tha se në aktakuzë shumë qartë shkruan se kush për çfarë është dënuar.

“Në aktakuzë shumë qartë është e sqaruar se cili i akuzuar për cilën vepër penale ndiqet. Është pozitive që filluam me publikimin e dëshmive dhe që dëgjuam dëshminë e dëshmitarit të parë”, tha Fetai.

Në seancën e sotme dëshmitar ishte ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i cili tha se protestat para komunës më 13 qershor të vitit 2013 tek ai shkaktuan ndjenjë të frikës dhe pasiguri dhe se ishin penguar të dalin nga barakat.

“Jetët tona ishin në rrezik. Ishte e qartë se ekzistonte komunikim midis këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, MPB-së dhe qytetarëve që protestuan”, tha Zhernovski.

Zhernovski para gjykatës tha se te ai në zyrë kishin ardhur ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të OSBE-së të cilët, siç shtuan, përmes kanaleve të tyre bënë thirrje të ndërpriten protestat.

“Jam i bindur se pa praninë e tyre incidentet do të vazhdonin”, tha Zhernovski.

Seanca e sotme ishte e para që u inçizua, për të cilën pati reagime nga avokati, Dimitar Dangov i cili tha: “Se meqë inçizohet nuk duhet të merren shënime në kompjuter. Kërkoj që të gjitha shënimet e marra deri më sot të nënshkruhen nga të gjitha palët, prokurorët, të akuzuarit dhe avokatët” pasi që siç tha ai, “nëse nuk nënshkruhen shënimet nuk kanë vlerë”.

Në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë individë të tjerë.

Gruevski dhe Janakieski gjykohen bashkë, pasi që dy të akuzuar tjerë të rastit “Dhuna në qendër” në seancat paraprake kanë pranuar faji. Pas pranimit të fajit të dy të akuzuarve Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar:

Comments

comments