Sekreti i burrit më të vjetër në botë që ka jetuar 256 vite

Li Ching Yuen nga qyteti i Kaoshiungas, në provincën kineze Sheçvan ka jetuar 256 vite, sado që mund të duket e pabesueshme, shkruan Gazeta Metro. Prova mbi jetëgjatësisë e Li Ching Yuen gjendet në faqet e “New York Times” nga viti 1933, sipas shkrimit të cilit, profesori i Universitetit Chengdu, Vu Chung Chieh ka gjetur prova.
Në ato prova qëndron se qeveria e perandorisë kineze në vitin 1827, e ka uruar Le Ching Yuen’in për ditëlindjen e 150, dhe dokumenti i njëjtë nga viti 1877 ishte gjetur kur i është uruar ditëlindja e tij e 200 dhe ku bashkëqytetarët e tij dëshmojnë për jetëgjatësinë e burrit.

Por, diçka që ka shumë rëndësi është mënyra e tij e të ushqyerit.

Sipas dëshmive të tyre të gjetura në arkivat e qeverisë kineze dhe të medieve, Li Ching Yuen karrierën e vet të herbaliste ka filluar kur i ka pasur 10 vjet, dhe prej atëherë i ka mbledhur dhe i ka studiuar bimët për jetëgjatësi dhe potencë dhe i ka zbatuar përparësitë e tyre në vete.

Gjatë gjithë 40 viteve ai ka mbijetuar me bimët siç janë jakë, manaferrat goxhi, jingsen i egër, gotu cola etj. derisa rregullisht ka pirë verë nga orizi.

Në moshën 71 vjeçe, saktësisht në vitin 1749 i ishte bashkangjitur ushtrisë kineze ku kishte studiuar aftësitë luftarake. Ishte martuar madje 23 herë edhe kishte mbi 200 fëmijë.

Mësoi të shkruaj dhe të lexojë kur kishte 10 vjet dhe që atëherë niset në udhëtim nëpër Kansu, Shansi, Tibet, Anamu, Sijam, Manxhuri duke i mbledhur dhe studiuar bimët. 100 vitet e para e kishte bërë këtë për të kaluar në shitje të bimëve të cilat i mblidhnin të tjerët.

Sipas njërit nga pasardhësit e Li’së, ka ekzistuar një njeri madje edhe më i vjetër, i cili kishte jetuar 500 vjet e i cili e ka mësuar Li’në me teknikat e Chi Kung’ut, të cilat përdoren në mjekësinë kineze dhe paraqesin koordinimin e skemave të ndryshme të frymëmarrjes në qëndrimet dhe lëvizjet e ndryshme të trupit.

Para vdekjes, më 6 maj 1933, Li kishte thënë një fjali të thjeshtë:
“Bëra gjithë çfarë munda për të ndihmuar këtë botë”, transmeton gazetametro.net

Kjo fjali e ka shtyrë shumicën që të pyesin se çfarë deshi ky njeri jetëgjatë të thotë. A gjenden të gjitha sekretet e jetëgjatësisë në natyrë dhe në ne?

Kur e kishin pyetur cila është receta e tij për jetëgjatësi kishte thënë:
“Duhet që zemra juaj të jetë e qetë, uluni si breshka, ecni drejtë si pinguin, dhe flini si qen”.

Li me këtë kishte menduar pikërisht në ruajtje të qetësisë dhe baraspeshën në mendje, dhe në ushtrime të rregullta të teknikës së frymëmarrjes dhe përdorimit të bimëve të cilat e bëjnë organizmin tonë më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm.

Comments

comments