Sela a do të rikandidojë në Strugë, ja përgjigja?!

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në Struga Tv, pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës.

Ai potencoi se disa projete të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë  dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar.

Ndërkohë duke folur në këtë prizëm ai tha se edhe partitë e tjera shqiptare duke gjykuar nga rezultati duhet t’i japin mbështetje një kandidati në këtë rast atë të Aleancës për Shqiptarët.Ai gjithashtu tha se partia e tij nuk do nxierri kandidatë  në Kërcovë. (INA)

Comments

comments