Sela: Djemtë e rastit të “Lagjes së Trimave” duhet të dënohen vetëm për armëmbajtje pa leje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur edhe për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës, për procesin gjyqësor që është drejt finalizimit nga gjykata maqedonase, por edhe për rastet e tjera të montuara. Ai  në pyetjen e gazetarit të TV21 për rastet e montuara politike u  përgjigj:
“Djemtë e rastit Lagja e Trimave duhet të denohen për armëmbajtje pa leje dhe vrasje në tentativë vetë mbrojtje. Pasi që ata u sulmuan pa u paralajmeruar dhe pa ua tërhequr vërejtjen pa tentuar që shteti të dialogon me ta. Ndërsa në anën tjetër dihet se rasti në fjalë ishte montim politik ku ishin të inkriminuar pushtetar, sherbimet e shtetit dhe gjykata.”, ka theksuar Sela. (INA)

Comments

comments