Sela: Mos më vrisni për së dyti herë, më 15 tetor votoni Arben Taravarin (Video)

Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën, sonte është duke mbajtur tubimin qendror në Gostivar. Arben Taravari është kandidati i Aleancës në këtë komunë.

Të pranishmëve u është drejtuar kandidati i Arben Taravarit, duke u shprehur modest se të kërkojë votë për veten, është e pandershme, por ajo që kërkoi të votohet është lista e këshilltarëve, duke votuar numrin 9, me arsyen se skuadra, gjegjësisht lista e këshilltarëve janë njerëz të kompletuar intelektualisht dhe familjarisht.

Të pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai në mes tjerash ka theksuar se nëse më 27 prill u munduan të na vrasin, ju lutem që më 15 tetor mos na vrisni për së dyti duke mos e votuar Arben Taravarin. Ai ka thënë se Aleanca do t’i fitojë zgjedhjet prej Likove e deri në Strugë.

Sela ka ironizuar kryetarin aktual të tanishëm, Nevzat Bejtën, duke u drejtuar të pranishmëve se me Bejtën çdo dy muaj mund të dalim te ‘Fiks Fare’, dhe se ai meriton të bëhet një humorist sepse është për këtë punë, ka shtuar Sela

 

Comments

comments