Sela rrëfehet për kandidimin në Strugë, Taravarin dhe sfidat përpara

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela në intervistën për TV21 ka folur për aktualitetet politike në vend.

“Unë përsëri nuk do e lë Strugën…Kam pasur koxha vështirësi si kryetar i Strugës, pasi përveç që është dasht të përballem me nevojat e qytetarëve, kam trashëguar një kaos financiar, në borxhe, shkollat, është dasht të përballem me stërkëmbëzat jo vetëm të VMRO-së, por edhe BDI-së e PDSH-së dhe vlerësoj se tani do të duhet dhe do ketë një situatë më të relaksuar”, ka thënë Sela, transmeton Aktuale.mk.

Lidhur me deklaratën e Arben Taravarit, si kandidat për Gostivarin, ku thotë se partia është më e rëndësishme se komuna, kreu i Aleancës Ziadin Sela me përgjigje:

“Nuk kam asnjë vërejtje ndaj Taravarit. Nuk kam ndikuar që z.Taravari ta merr këtë vendim, është i gatshëm ta vendos vetveten aty ku e kërkon anëtarësia e gjerë. Gostivari meriton një kryetar komune si Taravari…”, ka thënë Sela, transmeton Aktuale.mk.

“Ne jemi të gatshëm si udhëheqës kryesor të mos fshihemi prapa titujve që kemi, ministër, deputetë, jemi të gatshëm për sfidat dhe të përgjigjemi para elektoratit tonë”, ka nënvizuar Sela.

Comments

comments