Selino është më e mira për detoksifikim

Selino është një nga ushqimet e pakta që mund ta konsumoni pothuajse pa kufizime. Në 100 gramë selino ka vetëm 14 kalori dhe për shkak të strukturës së saj të lëmuar ajo e lehtëson dhe përshpejton tretjen. Nutrologët thonë se selino është një përbërës i përsosur për detoksifikim.

Detoksifikimi ose pastrimi i organizmit prej toksinave na ndihmon për ta kthyer energjinë, për ta eliminuar përgjumjen dhe lodhjen si dhe për ta rivendosur ekuilibrin. Organizmi është i ngarkuar me tretjen e ushqimit të pashëndetshëm dhe të rëndë, dhe ka nevojë për ndihmë për ta vendosur një ekuilibër normal.

Puna e çrregullt e organizmit mund të shkaktojë shumë probleme, dhe që ato të jenë të pakta, duhet që herë pas here të bëni detoksifikim të trupit. Selino është një ushqim ideal për këtë.
Selinon mund ta konsumoni sa të doni, në 100 gramë selino ka vetëm 14 kalori dhe për shkak të strukturës fijore, është ideale për tretje.

Çorba prej selinos rekomandohet për të gjithë personat që duan që për disa ditë të nxjerrin nga organizmi toksinat dhe pesticidet të cilat futen në organizëm nëpërmjet ushqimit. Detoksifikimi me selino zgjat vetëm shtatë ditë ndërsa çorba e cila përgatitet për këtë qëllim duhet të përfshijë edhe disa ushqime të dëshirueshme si qepët, karotat dhe arrëmyshkun.

Çorba përgatitet kështu: një kokë qepe duhet skuqur në shumë pak vaj. Selinon duhet grirë dhe të shtohet në qepë të verdhë dhe të përzihet në një litër e gjysmë ujë. Shtoni një karotë të grirë, arrëmyshk dhe pak kripë dhe piper. Të zihet vetëm derisa selino të zbutet.

Çorba e përgatitur në këtë mënyrë është ideale për pastrimin e organizmit, por jo edhe për humbje të peshës, sepse në këtë mënyrë në fakt e pastroni organizmin dhe e përgatisni atë për dietë të duhur.

Comments

comments