Serbi terrorizon preshevarët, në pikë të ditës shkrepë armën para fëmijëve (FOTO)

Sot në orët e mesditës disa serb lokal po festonin për një dasme në qendër të Preshevës. Njëri nga dasmorët nxorri revolën dhe shtiu disa herë në ajër me revole.

Në afërsi të qendrës ku çdo ditë luajnë fëmijë, ishte rreziku që këta të lëndohen.

Dëshmitarët okular të presheva.com thonë se në afërsi ka qenë edhe policia e cila nuk ka reaguar fare dhe se jane shokuar me mos intervenimin e policisë pasi ata ndodheshin afër aty pranë këtij akti.

Më poshtë po ju paraqesim edhe gëzhojat e plumbave që mbetën aty pasi u larguan këta dasmorë të nacionalitetit serb. /presheva.com/

Comments

comments