Sërish “luftë” në Tiranë: Viktimë, një 24-vjeçar i fiksuar pas makinave të shpejta dhe luksit (FOTO)

Lenci Hoxha (24) është plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” dje në mbrëmje rreth orës 20:30.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja është mësuar se 24-vjeçari ka marrë tre plumba në shpatull nga shkëmbimi i zjarrit.

Në momentin që janë qëlluar me armë zjarri, Hoxha ka qenë në makinë së bashku me një tjetër person, i cili nuk është plagosur.

Pas shkëmbimit të zjarrit Hoxha me shokun e tij kanë dalë nga makina dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Autorët i kanë zënë pritë në ‘tunel’ të riut, të cilin më pas e kanë qëlluar 3 herë.

Lenci Hoxha dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 777 RT në pronësi të Xhevdet Hoxhës, kur janë zënë në pritë në një ‘tunel’ poshtë një pallati.

Nga të shtënat me armë zjarri fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë të lënduar, pasi ngjarja ka ndodhur në një moment kur në rrugë nuk kishte shumë lëvizje.

Dëshmitari: Çfarë pashë nga plagosja tek “Komuna e Parisit”

Një dëshmitari i ngjarjes së të enjtes ku mbeti i plagosur një i ri, ka treguar për tvklan.al detaje nga atentati.

Ai ka rrëfyer se një nga automjetet ka ardhur me shpejtësi nga kryqëzim i “Komunës së Parisit” dhe është futur në bllokun e pallateve.

“Fillimisht makina tip Benz ngjyrë e bardhë me targa AA 777 RT, e cila vinte nga kryqëzimi i “Komunës së Parisit” duke tentuar për t’u futur në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtësi”.

“I plagosuri është shkëmbyer me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme. Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij janë larguar me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari.

“Ndërkohë, mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë”.

Dëshmitari tregon për tvklan.al se e kanë vendosur makinën në gjendje frenimi për arsye sigurie.

Sipas dëshmitarit ndaj makinës është qëlluar në një vend tjetër.

24-vjeçari i plagosur quhet Lorenc Hoxha.

Ai ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga fotot e publikuara nga “Panorama”, 24-vjeçari ishte i fiksuar pas makinave të shpejta dhe jetës së luksit.

Comments

comments