Sërish shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni, ja sa do jenë nga mesnata

0

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni do të rriten nga mesnata e ditës së sotme.

Kështu, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 68 denarë për litër, kurse Eurosuper BS-98 do të kushtojë 96,50 denarë për litër.

StictyBanner mes postimeve mobil
Eurodiesel do të kushtojë 60 denarë për litër, kurse Vaji extra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 48,50 denarë për litër.

Mazuti do të kushtojë 28,72 denarë për kilogram.