Sërish skenare për destabilizimin e Maqedonisë, ja kush kërcënon?

Shoqata patriotike “Tvërdokorni”, sot ka thirrur në protestë që do të mbahet pas dite para “Villa Vodno” të Presidentit të Gjorge Ivanov, transmeton Zhurnal. “Tvëdrodokrni” kërkojnë që t’i merret mandati Kryeministrit Zoran Zaev.

“Bartësit dhe mbrojtësit e sovranitetit të Maqednoisë kanë kërkesë për të iu marrë mandati Zoran Zaevit-LSD-së, për shkak se ata nuk iu përmbajtën garancave dhe tani po punojnë kundër interesave shtetërore, dhe kundër interesave kombëtare maqedonase, dhe të njejtët punojnë për interesa të huaja. Me marrjen e mandati do të mundësohen që të merren masat e nevojshme për ta ruajtur rendin kushtetues dhe shtetin”, thuhet mes tjerash në kumtesën e “Tvërdokorni”.

Ky marsh protestues do të filloj nga ora 17:00 para zyrës së delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, ku Tvërdokornat do u drejtohen BE-së dhe NATO-së me 12 kërkesa protestuese. Më pastaj marshi protestues do të vazhdoj drejt “Villa Vodno”, ku Presidentit Ivanov do ia dërgojnë kërkesën protestuese për të ia marrë mandatin Kryeministrit Zaev. Kjo organizatë në disa raste ka lëshuar tone kërcënuese që ndikojnë në destabilizimin e vendit.

Comments

comments