SHBA, babai i 3 vajzave sulmon në gjykatë mjekun që përdhunoi 150 femra

0

Babai i tre vajzave të abuzuara nga Larry Nassar u përpoq të sulmonte ish-mjekun në në sallën e gjyqit të një gjykate në Eaton, Michigan.

Randall Margraves tha se ishte një “babai i shkatërruar” dhe mallkoi Nassar, por gjykatësja Janice Cunningham i tha atij se kjo gjuhë nuk lejohej në gjykatë.

Ai pastaj e pyeti gjyqtaren për pak kohë përballje vetëm për vetëm me “demonin”.

“Unë do t’ju kërkoj, si pjesë e dënimit, të më jepni pesë minuta në një dhomë të mbyllur me këtë demon”, tha ai. “A do të më jepni një minutë?”

Gjykatësja nuk pranoi, duke thënë, “Kjo nuk funksionon në sistemin tonë ligjor”.

“Epo, unë do të duhet të”, u përgjigj Margraves, dhe u vërsul drejt Nassar.

Siguria nxitoi ta ndalonte dhe e kapi nga mbrapa para se të arrinte tek “mjeku-përdhunues”, Nassar.

Margraves bërtiti pasi ai po ndalohej. “Më jep një minutë me atë bastard”.

Ai shtoi: “Po sikur kjo t’ju ndodhte juve?”

Ndërsa u nxor nga dhoma, Margraves u përgjigj: “Ju nuk e keni jetuar personalisht, zonjë.”

Shpërthimi i dhunshëm erdhi pas më shumë se dy javësh deklarata të papërpunuara dhe të fuqishme nga gratë e reja që u abuzuan seksualisht nga Nassar gjatë dy dekadave të fundit.

Më shumë se 150 gra dëshmuan për Nassar në një sallë gjyqi të County Ingham gjatë dy javëve të fundit dhe dhjetëra të tjera kanë folur për abuzimin e Nassar në gjykatën e Qarkut Eaton këtë javë.

Margraves është babai i Lauren dhe Madison Margraves, dy vajza të reja që dëshmuan për keqtrajtimin që i bëri Nassar, para se babai i tyre t’i drejtohej gjykatës.

Një deklaratë nga Morgan Margraves, vajza e tij e tretë, u lexua në dënimin e Nassar në Ingham muajin e kaluar.

Margraves u arrestua për një shpërfillje të procedimit gjyqësor, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Eaton.

Ai u kthye në gjykatë me pranga gjatë një pushimi dreke, dhe kërkoi falje në gjykatë. Ai tha se veproi sepse nuk e dinte paraprakisht se çfarë do të thoshin vajzat e tij dhe sepse Nassar po tundte kokën “sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

“Kam humbur kontrollin. Kërkoj falje njëqind herë”, i tha Margraves gjykatës. “Unë jam i qetësuar. Nuk dua të prodhojë skena me të keqen që kanë përjetuar vajzat e mia, por jam këtu për t’i ndihmuar ato të rehabilitohen”.

Komentet

komentet