SHBA përshendësin marrëveshjen Bullgari-Maqedoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Kjo marrëveshje e rëndësishme dhe progresiv tashmë i njeh lidhjet e forta mes dy vendeve dhe hap derën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve në sfera të ndryshme si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të sjellë stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në rajon si dhe shërben si shembull inkurajues se si duhet të zgjidhet dallimet dhe cështjet e hapura mes fqinjëve në mënyrë paqësore”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit. (INA)

 

 

Comments

comments