Sheqerinska ka rrënjë shqiptare, ja kush e thotë?

0

Ministrja aktuale e mbrojtjes dhe zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska është me rrënjë shqiptare pasi që vjen nga një familje nga Reka e Epërme e Mavrovës. Këtë e ka pohuar deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, në një nga intervistat e tij të fundit në emisionin “Në Qendër”, ku arriti që të mposhtë gazetarin provokues me pyetjet policeske, Vasko Eftov, informon INA.

Manojlovski ka mbrojtur deri në pikën e fundit origjinën e tij të pastër shqiptare dhe ka ngritur zërin se Reka e Epërme e Mavrovës ka qenë e banuar me shqiptarë të besimit ortodoks, që një pjesë e tyre ishin asimiluar nga rrethanat e kohës dhe sistemit të kaluar.

Ai i pyetur se stërgjyshja e Sheqerinskës a ka qenë shqiptare, Manojlovski ka pohuar se “absolutisht, të gjithë ata atje janë shqiptarë të Rekës së Epërme”. Ky lajm ka bërë bujë në portale të afërta me opozitën VMRO-DPMNE, që këtë përgjigje e kanë nxjerrë në plan të parë duke e nxirë zyrtaren e lartë të LSDM-së. (INA)

 

Komentet

komentet