SHFK “Naim Frashëri” – Kumanovë në mesin e pesë shkollave më të mira me krijime në art figurativ (Foto)

SHFK “Naim Frashëri” nga Kumanova vazhdon me kurorëzimin e sukseseve të nxënësve të saj.

Nxënësit e kësaj shkolle me punimet e tyre në artin figurativ me materiale recikluese arritën që të kurorëzohen në mesin e pesë shkollave më të suksesshëm në Maqedoni.

Në garë ishin 50 shkolla nga vendi por edhe disa shkolla nga vendet e rajonit si: Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina,etj.

”Sukseset e nxënësve tanë s’kanë të ndalur. Kjo arrihet me angazhimin dhe përkushtimin e nxënënsve. Na presin edhe rezultate tjera pasi që javën e ardhshme jemi pjesë e një gare tjetër me rastin e Çlirimit të Shkupit jemi kurorëzuar edhe me një çmim”, thotë profesori i artit të kësaj shkolle, Bashkim Qerimi.

Sipas tij, kjo garë ishte me karakter rajonal që u organizua nga Qendra e Artit Figurativ të Fëmijëve në Shkup, Shoqata e Pedagogëve të Artit  dhe Ecopak, me përkrahjen e Ministrisë sē Ekologjisë.

Ndërsa javën e kaluar nxënësit e kësaj shkolle arritën të fitojnë vendin e dytë në prozë  dhe vendin e tretë në art figurativ. (INA)

Comments

comments