Shikoni se si “eskalon” Ramush Haradinaj: O bina naj mish o ti djalë, do mish…/VIDEO

0

9 Prilli shënon betejën e lavdishme të Koshares. Edhe sot, si çdo vit, u shënua kjo ditë në Koshare, duke përkujtuar heroizmin e treguar nga luftëtarët e UÇK-së.

Sot, të pranishëm në Koshare ishin edhe presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ministra, zëvendës ministra, deputetet, zyrtarë te institucioneve partive politike në Kosovës, dhe një numër i madh i qytetarëve të vendit, shkruan “Bota sot”.

Por, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, kanë zgjedhur që më pas te festojnë së bashku në hotelin e këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishit, Xenit.

Si gjithmonë, në darkat dhe ndejat e Thaçit e Haradinajt, edhe këtë herë bie në sy luksi i shfrenuar, ku tavolina ishte përplot me pije dhe mish.

Duke shikuar këtë video, në një moment dëgjohet kryeministri Ramush Haradinaj duke kërkuar më shumë mish, që si duket nuk i mjaftonte.

“O bina do mish o ti djal”, dëgjohet thirrja e Haradinajt.

Këtë moment mund ta ndiqni në minutën 5:20.

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=dreka-e-xenit-per-haradinajn-thacin-e-pacollin

 

Komentet

komentet