Shkarkohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës Mendurim Presheva

Këshilli drejtues i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, pas ndërrimit të pushtetit lokal, në mbledhjen e mbajtur ditën e enjte me datë 20 prill me pikën e rendit të ditës propozim shkarkimin e Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të shtëpisë së Kulturës qe ka qenë nga radhat e Alternativës për ndryshim.

Siç mësohet, arsyetimi i anëtarve të këshillit drejtues për këtë propozim ishte mosaprovimi i raportit të punës dhe atij financiar të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Mendurim Presheva, nga ana e Kuvendit Komunal në seancën e fundit ku raportuan të gjith drejtorët e institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal.

Drejtorit të shtëpisë së Kulturës nuk iu aprovua raporti dhe plani vjetor, por u shty për seancën e radhes pasi drejtori e kishte të paraparë në program Teatrin profesional e që pat kundershtime nga koalicioni qeverisës aktual.

Këshilli drejtues i sapo formuar nga koalicioni qeverisës PVD, grupi i këshilltarëve të PDSh, BDL dhe UDSh kanë propozuar për drejtor të shtëpisë së Kulturës Gani Veselin që vjen nga Bashkimi Demokratik i Luginës.

BDL në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë 776 vota dhe ka 2 këshilltarë në Kuvendin komunal.

Propozimi i këshillit drejtues do të votohet në seancën e radhës të Kuvendit komunal të Preshevës.

Në ditët në vijim, pritet të shkarkohen edhe drejtorët e tjerë nga pushteti i kaluar. /presheva.com/

Comments

comments