Shkatërrimi i grupit kriminal në Shkodër, Xhafaj: Do të ketë të tjera goditje

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar ditën e sotme, lidhur me operacionin e policisë në Shkodër, ku u bë i mundur shkatërrimi i një grupi kriminal.

Përmes Twitterit, Xhafaj ka vlerësuar policinë e Shkodër, ndërsa nuk ka harruar pa përgëzuar edhe prokurorët, duke shtuar se do të ketë të tjera operacione kundër krimit.

“Një tjetër sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër. Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër.

Përgëzime për përkushtimin&profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal. Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!”, -është shprehur Xhafaj.

Para dy ditësh, policia e Shkodrës sekuestroi një sasi të madhe droge e llojit heroinë, ndërsa vuri në pranga disa persona.

 

Komentet

komentet