Shkëndija mposhti Pelisterin

0

Shkëndija ka shënuar fitore të thellë prej 0-6 në udhëtim tek Pelisteri.

Në pjesën e parë për tetovarët shënuan Bojku 29’, Fazlagic 38’, Bejtullai 41’.

Junior coi rezultatin në 0-4 në minutën e 57’, kurse pas katër minutave Alimi shënon për 5-0.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Radeski që shënoi për 0-6 në minutën e 63’, që doli të ishte i fundit në këtë ndeshje.
Shkëndija në finale të Kupës do të përballet pikërisht me kundërshtarin e sotëm. Me këtë fitore kuqezinjtë grumbullojnë 69 pikë në 27 ndeshje, 20 pikë më shumë se Vardari që në terren të vet barazoi me Shkupin.

Komentet

komentet