Shkilet edhe pika 2 e Deklaratës së Përbashkët nga Qeveria BDI-Aleanca-LSDM (VIDEO)

Përmes diskriminimit dhe mosbarazasisë ekonomike që shpërfaqë ribalanci i buxhetit qeveritarë të BDI-Aleancës dhe LSDM për vitin 2017, është shkelur edhe pika 2 e Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare, raporton Almakos.

Almakos ua sjell më poshtë se çka parasheh pika 2 e kësaj Deklarate:

2. Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
• Krijimi i një mekanizmi të ri, në formën e një Komisioni Shtetëror për Financimin e Komunave, për një vendimmarrje më të drejtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave.
• Krijimi i një Ministrie për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve, si organ përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat e defavorizuara.
• Realizimi i përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe të drejtësisë.
• Realizimi i përfaqësimit të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore si dhe në agjencitë publike ose ndërmarrjet me aksione publike.

Këtë fakt, sot e kishte cekur kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili tha në diskutimin e buxhetit për vitin 2017 se me këtë është shkelur edhe Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare, që parasheh barazinë ekonomike të shqiptarëve, ndërsa në këtë buxhet ka një mosbarazim të plotë të buxhetit mes etnive./Almakos

Comments

comments