Shkodër, policia parandalon një rast kriminal, arrestohet 35 vjeçari

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër pasi ka qëlluar me armë pranë banesës së një personi tjetër, pas disa konflikteve të vazhdueshme midis tyre.

Anton Preçi pas konflikteve të njëpasnjëshme, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Wolksvagen”, i ka ndërprerë me qëllim rrugën 54 vjeçarit N.D i cili ka qenë në makinën e tij tip “Fiat”, por ai nuk është mjaftuar vetëm me ndërprerjen e rrugës.

35 vjeçari, Preçi, pasi është larguar nga vendngjarja ka shkuar në shtëpinë e personit me të cilin kishte konflikt, ku ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër dhe është larguar.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e tij pak minuta pasi është larguar, duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të kishte pasoja fatale për të dyja palët.

Në vendngjarje policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Comments

comments