Shkulmi i erës së motorit të aeroplanit e mbyt një grua

Një grua në Zelandë të Re ka vdekur në ishullin e Karraibeve, Sint Maarten, pasi shkulmi i erës së krijuar nga motori i një aeroplanit e ka përplasur atë për toke.
Incidenti ndodhi në aeroportin e famshëm ndërkombëtar “Princess Juliana”, i cili ndodhet pak metra larg detit, transmeton Express.

Pushuesit mund të ecin pranë rrethojave të aeroportit teksa aeroplanët ngrihen.

Policia ka thënë se gruaja 57-vjeçare po mbahej prej një rrethoje para se fuqia e motorit të aeroplanit ta hedhë mbrapa, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Ajo u dërgua në spital për trajtim, ku ka vdekur më vonë.

Comments

comments