Shkup, program me rastin e Natës së Miraxhit

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua program me rastin e Natës së Miraxhit në të cilin u lexua Kuran dhe u interpretuan ilahi dhe mevlud, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi që u organizua në xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, filloi pas faljes së namazit të akshamit.

Programi filloi me leximin e Kuranit nga imami i xhamisë, ndërsa më pas u interpretuan ilahi në gjuhën turke, si dhe në gjuhët shqipe dhe boshnjake nga nxënësit e medresesë Isa Beu në Shkup.

Gjatë programit u bë edhe këndimi i mevludit, ndërkohë që muslimanë të shumtë ishin të pranishëm.

Krahas programit në Shkup, programe të ngjashme me rastin e Natës së Mevludit u organizuan edhe në qytete të tjera të Maqedonisë, ku besimtarët kanë kaluar natën me adhurim dhe lutje.

Ndryshe, Nata e Miraxhit shënohet në natën e 27-të muajit Rexhep sipas kalendarit islam, që këtë vit përkon me natën mes 23 dhe 24 prillit sipas kalendarit gregorian, ndërsa paraqet natën kur profeti Muhamed (as) realizoi udhëtimin drejt qiellit.

Screenshot_20170424-011843

Screenshot_20170424-011451

Comments

comments