Shkupjani shkon për pushime, në shpi hajnat ia grabitën mijëra euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në lagjen 11 Oktomvri në Shkup. V.B 54-vjeçar ka denoncuar se në periudhën prej 25.07.2017 deri 01.08.2017, përderisa ka qenë në pushim, nga shtëpia e tij, ndokush ka arritur të merr sende me vlerë prej 450.000 denarë.

Keqbërësi ka arritur me dhunë të thyej derën dhe më pas nga shtëpia ka marrë: para, stoli ari, një pistoletë të cilën e ka poseduar me leje.
Po ndërmerren masa për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/

Comments

comments