Shkupjania nga Çairi telefonon policinë: Babai im po ma djegë shtëpinë

Shkupjania nga Çairi telefonon policinë: Babai im po ma djegë shtëpinë

Shkupjania me inicialet A.R e cila jeton në Çair dje me telefon ka kërkuar ndihmën e policisë, duke pretenduar se babai i saj donte t’ia djegë shtëpinë, transmeton TetovaSot.

Sipas pretendimit të saj, për shkak të marrëdhënieve të këqija familjare, babai i saj B. A. ishte përpjekur t’ia djegë shtëpinë, në incidentin ai shkaktoi dëme të vogla.

Babai i saj u arrestua dhe u mbajt në stacionin policor në Çair.

Policia ka marr masa për zbardhjen e plotë të rastit.