Shkurtohen rrogat e zv/kryeministrave në Maqedoni

0

Funksioni nënkryetar i Qeverisë nuk ekziston në legjislativin e Republikës së Maqedonisë, thonë nga Gjykata Kushtetuese duke sqaruar vendimin që të ndërpritet llogaritja e rrogave në bazë të koeficientit për pesë nënkryetarve të Qeverisë, Koço Angjushev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika, shkruan Zhurnal.

Me këtë vendim rroga e tyre do të përllogaritet me koeficient 3.70 nga rroga mesatare, siç është rasti edhe ministrat tjerë, në vend se të llogaritet me koeficient 4.00 siç ishte deri më tani.

“Me nenin 14 nga LIgji për rroga dhe të ardhura tjera, përcaktohet koeficienti i rrogave të nënkryetarve të Qeverisë, funksion publik që nuk ekziston në legjislativin e Republikës së Maqedonisë, për këtë aryse Gjykata Kushtetuese konsideron se rregullativa ligjore nuk është e qartë dhe e zbatueshme dhe nuk është në pajtueshmëri me sundimin e së drejtës, si një na postulatet kryesore të rendit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Zhurnal.

Inicijativa për të cilën vendosi Gjykata Kushtetuese është ngritur nga Partia “E majta”. NGa kjo parti thonë se me këtë do të kursehen rreth 10.000 euro nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, para, të cilat, thonë ato, mund të shfrytëzohen edhe për punë dhe qëllime tjera.

Përndryshe, nënkryetarët e Qeverisë marrin rroga për 150 euro më të vogla se vet kryeministri. Rroga e nënkryetarëve të Qeverisë, Osmani, Lika, Shekerinska, Agjushev dhe Spasovski arrijnë në 1 mijë e 156 euro, ndërsa rroga e ministrave është në vlerë prej 1 mijë e 70 euro./Zhurnal.mk