Shokët e selfijeve me komandant Gurin

0

Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha

Komdant në UÇK-në e Kosovës, komandant në UÇK-në e Maqedonisë.

Komandant Guri dha gjithçka për këto troje me sakrifica të mëdha nëpër beteja të shumta.

Shumë kushi e pati për nderë që të bëjë selfije me komandant Gurin, e pas luftës jetoi një jetë të rëndë, i harruar nga ata të cilët dje e kishin për nderë të bënin fotografi me të.

Shokët e selfijeve me Gurin u futën në politik për ta plaçkitur popullin dhe asnjëherë nuk shkuan ta vizitojnë pas luftës këtë trim, e ta pyesin a ka nevojë për ndihmë.

Selfistat e djeshëm me komandantin, sot politikan të pasur nuk kishin si të turpëroheshin me komandantin për selfije, në këtë situatë të rëndë që e rëndonte këtë trim të harruar.

Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata të cilët përfituan në emrin e UÇK-së dhe plaçkitën popullin në emrin e sakrificave të luftës. Ngushëllime shokëve të luftës për këtë trim, e familjarëve Allahu sabrin e gajretin ua dhashtë.

Iliria News Agency