Shokon Noizy, i shkel me këmbë tufat me euro dhe sfidon gjithë reperët rivalë…/FOTO

0

Reperi i njohur dhe shumë i kërkuar shqiptar, Noizy, vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikon herë pas herë video dhe fotografi nga përditshmëria e tij larg skenës së madhe të muzikës.

Së fundmi ai ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar, ku shfaqet duke shkelur me këmbë një çantë të Victoria’s Secret, e cila është e mbushur plot e përplot me tufa euro 500-she, shkruan Syri.net.

“Kta m’folin për kong! Ne e mbajmë atë sekret!”, është mbishkrimi që i ka lënë reperi i famshëm shqiptar, i cili në këtë mënyrë duket se ka sfiduar të gjithë reperët e tjerë, që mendojnë se mund të konkurrojnë me të, të cilëve madje nuk ngurron t’ju nxjerrë edhe gishtin e mesit.

Po pse mund të mbajë ai kaq shumë para kesh me vete në makinë, është pyetja që i vjen në mendje të gjithëve?

Me shumë gjasa Noizy duket se me kaq shumë para ka ndërmend të kënaqë dy miqtë e tij, reperët e famshëm gjermanë të grupit “KMN”, shqiptarin Azet dhe shokun e tij Zuna, të cilët kanë bujtur në shtëpinë e Rigelsit, në Durrës, që nga mbrëmja e djeshme. / SYRI.net /

Image

Komentet

komentet