advertisement
Fillimi | Showbiz | Jam më e paguara, por tallavaja po prish tabanin e këngës popullore
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Jam më e paguara, por tallavaja po prish tabanin e këngës popullore

Jam më e paguara, por tallavaja po prish tabanin e këngës popullore

Në këtë rrëfim për “Shekulli” në këto ditë të nxehta gushti këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema, flet për një temë që këngëtarët e tjerë në përgjithësi duan ta shmangin… pjesëmarrjen në dasma.

Vetë Valbonën, mezi e kapëm, pikërisht për shkak të…dasmave. Një herë ajo është pjesëmarrëse në mbrëmje dhe më pas në drekë. Por Valbona është e vetëdijshme për diçka: që muzika tallava që po këndohet rëndom në festa, po prish tabanin e muzikës popullore. Një pjesë e madhe e njerëzve, përfshirë të rinjtë, kohët e fundit janë duke u dhënë shumë pas kësaj muzike, dhe kjo nuk i pëlqen këngëtares së njohur.

Valbona, ju këndoni nëpër dasma?

Po, sigurisht. Atmosfera e dasmave është vetë një moment gëzimi për të gjithë, njerëzit argëtohen pa fund dhe ndihem mirë kur  zëri im bëhet pjesë e kësaj atmosfere shumë të bukur.

Ju pëlqen që të merrni pjesë nëpër dasma, apo kjo gjë është kthyer tashmë në një domosdoshmëri për artistët e sotëm të muzikës popullore thjesht për arsye të ardhurash?

Unë them se tashmë është bërë pjesë e imja. Shikoni, unë nëpër dasma kam kënaqësi të marr pjesë. Pjesëmarrja në dasma është një kënaqësi më vete sepse kurorëzon një çift. Prandaj, nuk mund të quhet domosdoshmëri.

Në sa dasma keni marrë pjesë?

Janë pa numër. Duke lënë disi mënjanë modestinë, unë jam këngëtarja më e kërkuar sot për sot.

Në Shqipërinë e Mesme, flas. Dhe sa paguheni për një dasmë?

Nuk mundem të them shifër, më kuptoni drejt…Por mund t’ju garantoj se jam më e paguara sot për sot dhe jam shumë e kënaqur. Para disa kohësh kishim një intervistë këtu në “Shekulli”, të koreografëve të njohur që shprehnin shqetësim për dasmat e sotme, braktisjen e traditës dhe muzikës shqiptare.

Sipas Valbonës, është prekur tabani i këngës popullore sot?

Jam dakord me ta. Po, është prekur shumë.

Pse është prekur?

Tabani është prekur sepse në shumë evente po mbizotëron tallavaja. Në shumë vende, ku mund të dëgjohej muzika popullore, tani dëgjohet tallava. Kjo është për të ardhur keq, të flasim drejt.

Po a ka aktivitete të tjera ku artisti i këngës popullore mund të marrë pjesë dhe mund të promovohet ashtu siç duhet?

Them se po. Artisti i vërtetë i këngës popullore ka disa variante: duke bërë këngë të vetat dhe videoklipe dhe duke testuar veten në tregun e kësaj muzike, ose mund ta shfaqë veten në evente të ndryshme, ka organizime serioze ku kërkohet pjesëmarrje serioze dhe nivel i lartë i interpretimit të muzikës popullore.

“Një ditë pa dasma në verë?

Drekë me fëmijët dhe shëtitje me Roky-n”

Një ditë “pa dasma” e Valbonës, si është?

Një ditë e imja pa dasma gjatë verës… Pasi çohem nga gjumi, dal në mëngjes dhe pi një kafe e shoqëruar nga qeni im Roky. Me Roky-n bëjmë një shëtitje për t’u qetësuar. Kur jam e lirë, dal edhe me fëmijët për drekë. Koha për të qëndruar sa më tepër me fëmijët duhet gjetur patjetër pavarësisht angazhimeve në çdo fushë që të jenë. Unë përpiqem ta gjej gjithmonë kohën për dy fëmijët e mi.

 Kalon Valbona shumë kohë para pasqyrës? 

Kujdesi për veten është gjëja që e dua më shumë. Nuk më pëlqen pasqyra se nuk kam shumë kohë, por sido që të jetë kujdesem shumë. Veshjen, në mënyrë të veçantë, e zgjedh gjithmonë me kujdes.

Valbona, ke dashur gjithmonë të jesh këngëtare e muzikës së Shqipërisë së Mesme, apo ishte një “zbulim” gjatë rrugës së karrierës?

Rrugën për këngën e kam nisur shumë e vogël sepse kam pasur shumë dëshirë të bëhem këngëtare, pak a shumë kjo që jam sot (qesh). Që e vogël kam qenë shumë aktive, nuk humbisja asnjë rast për të qenë nëpër eventet që bëheshin. Kam marrë pjesë në spektakle televizive dhe në plot ngjarje të tjera. Për pyetjen tuaj, mund të shtoj se unë fillimet e mia i kam pasur me muzikën e lehtë shqiptare. Më pas i jam përkushtuar plotësisht muzikës popullore.

A ka këngëtarë të mirë popullorë sot, si mendon?

Sigurisht. Nuk dua të përmend emra, por mund të them që ka shumë këngëtarë të mirë të muzikës popullore.

Mos ka ca si tepër? 

Absolutisht jo…Gjithkush ka vendin dhe fansat e vet.

Pushimet e verës?

Pushimet i mia gjithmonë i bëj në fillim të shtatorit që jam pak më e lirë. Në këtë kohë numri i dasmave dhe i angazhimeve vjen duke u ulur. Por, pushimet janë gjithmonë surprizë.

Ku do t’ju shohin fansat tuaj pas verës, veç dasmave?

Ky projekt që jam duke punuar është surprizë në zgjedhje dhe në stil. 

Gazeta SHEKULLI

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Showbiz
Previous
image
Arsyeja e bashkimit të Ritës dhe Calvin
Derisa po komentohen nga mediat, për lidhjen e tyre, Rita Ora dhe Calvin Harris po merren me projekte të reja muzikore. Ata janë duke ...
image
Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”
Eshte cilesuar nga mediat si Miss-i me i bukur, me inteligjente dhe me e komentuar nder vite. E gjithe kjo e ka nje “sekret”. ...
image
Jeta është treguar bujare me mua
E çiltër, e bukur, e sjellshme… e lumtur. E tillë vjen në intervistën tonë Joana Smakaj, këngëtarja e cila edhe pse nuk numëron dhjetëra ...
image
Eurovision, Shqipëria dhe Maqedonia eliminohen në gjysmëfinale
Shqipëria nuk do të jetë pjesëmarrëse në natën finale të Eurovizionit, pasi vendi ynë nuk arriti të renditej midis dhjetë të kualifikuarve në natën e ...
image
Festivali i Kanës nis me rrebesh (Foto)
Është një nga eventet më luksoze të kalendarit të showbiz-it, por këtë vit ceremonia e hapjes së Festivalit të Kanës nuk i shpëtoi ...
image
Rita Ora, në publik me DJ Calvin
Këngëtarja Rita Ora dhe DJ-i Calvin Harris konfirmuan lidhjen e tyre teksa u shfaqën së bashku në publik për të vajtur në një festë.  Producenti ...
image
Adrian Gaxha ofendon Flori Mumajesin e quan GAY
Ps prononcimit të kompozitorit Flori Mumajesi në programin “Thumb”, drejtuar Adrian Gaxhës, ku ai tha se nuk është këngëtar ky i fundit, vjen reagimi i ...
image
Fadil Berisha shkëmben puthje me Sharon Stone
Fotografi shqiptar me fame boterore, Fadil Berisha, ka deshmuar shume here se ne rrethin e ngushte te miqve te tij ka shume personalitete te njohura ...
image
Tuna, këngë me të dashurin e saj
U lakua kohë më parë se këngëtarja e hitit veror të 2012-s, Altuna Sejdiu, ka rënë në dashuri me djaloshin reper, i njohur si ...
image
Flori: Adrian Gaxha nuk është këngëtar
Vajzat e emisionit shumë të komentuar në kanalit “Youtube” - “Thumb”, Fatma dhe Elona, në një nga programet e fundit të tyre, kanë intervistuar Flori ...
image
Zajmina dhe Ingridi përplasen në ide
E para që ka publikuar klipin e saj të ri me elemente ushtarake është Ingrid Gjoni, e cila i ka bërë kështu një dhuratë djalit ...
image
Angela Martini pjesë e ‘Victoria’s Secret’?
Ani pse ka zgjedhur mënyra të ndryshme që të jetë në qendër të vëmendjes së tregut amerikan, bukuroshja shqiptare me famë botërore Angela Martini ia ...
image
Bleona me Getoarin sjellin 'Ferrarin'
Këngëtarja shqiptare, e cila deri tani ka sjellë disa krijime muzikore në tregun e huaj, Bleona Qereti, nuk i është larguar muzikës shqiptare. Mësuam se ...
image
Heidi Lushtaku në kopertinën e magazinës “Dentastic”
Bukuroshja nga pjesa frankofone e Zvicrës për herë të parë është shfaqur në ballinën e revistës së famshme zvicerane për dhëmbë “Dentastic”Heidi Lushtaku, shqiptarja me ...
image
Ken Biberaj në dasmë me Bill Clintonin
Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton është një nga Presidentët amerikan më të fotografuara të presidentëve të SHBA, me ...
Next