Shpend Ahmeti i reagon Isa Mustafës: Do ja tregoj vendin më 22 tetor

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se mbas 22 tetorit, kur Arban Abrashi të zgjidhet kryetar, kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, mundet të punojë si zëdhënës në Komunë.

Pas këtij shkrimi ka reaguar Ahmeti, i cili ka thënë se më 22 tetor do ja tregoj vendin, i cili thotë i bindur se do të dal fitues në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

“Isa Mustafa ne 2013 ka pas thënë që i fiton zgjedhjet me duar në xhepa. Sonte po thotë se ai do të ma ofroj punën e zëdhënësit në komunë.

Arroganca e këtij njeriu ska kufi, por qytetari ja tregoj vendin në krejt zgjedhjet prej vitit 2013. E do të ja tregoj vendin edhe me 22 tetor edhe pse tash më nuk e ka guximin as me dal në zgjedhje. E ka guximin vec me u mshef prapa tjerëve me postime koti”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Comments

comments