I shpenzojnë gjashtë orë në javë duke u ndjerë fajtorë

0

Mesatarja që britanikët e kalojnë duke u ndjerë fajtorë është gjashtë orë e 36 minuta në javë, ka gjetur një studim.

Hulumtuesit të cilët anketuan 2 mijë të rritur, gjetën se ndjenja e fajit i godet zakonisht në tre raste çdo javë, dhe kjo ndjenjë zgjat për më shumë se dy orë në secilën herë.

Të dorëzuarit karshi dëshirave është shkaku më i shpeshtë i të ndjerit fajtor, e më pas vijnë edhe arsyet si të mos qenit në kontakt të rregullt me familjarët.

Studimi i kryer nga Intrepid Travel, po ashtu gjeti që një në tre persona e kthen fajin në pozitivitet, duke mësuar nga gabimet e veta.

“Hulumtimi ynë tregon që njerëzit po i ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe po gjejnë mënyra që t’i kompenzojnë për shprehitë e tyre të këqija”, tha Tom Smith, drejtor i marketingut për Intrepid Travel, i cili po ashtu e udhëhoqi këtë hulumtim. /KlanKosova/