Shpërthejnë mospajtime tjera në Lëvizjen BESA, nga Kumanova e Likova kërkojnë dorëheqjen e Kasamit

0
4

Degët e Lëvizjes BESA në Kumanovë dhe Likovë kanë mbajtur sot mbledhje kryesish, lidhur me pergatitjet për kongresin e ardhshëm partiak.

Dy degët partiake kanë sjellur vendim të njëjtë dhe kanë kërkuar largimin e Bilall Kasamit nga posti i udhëheqësit partiak.

Kryesitë e degëve të Lëvizjes Besa në Kumanovë dhe Likovë kanë vlerësuar kontributin e deritanishëm të Kasamit, duke vlerësuar se mbetja e metejme e tij në kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale vetëm se mund ta dëmtojë Lëvizjen Besa, ka njoftuar KumanovaSot.

Vlimet e brendshme në Lëvizjen BESA ishin paralajmëruar nga INA disa javë më parë duke u thirrur në burime të brendshme partiake.

Ashtu siç ishte bërë e ditur, degët e Shkupit dhe të Kumanovës janë kundër rizgjedhjes së Bilall Kasamit për një mandat të dytë, ndërsa ato kanë në plan emra të tjerë kontribues të kësaj partie, duke mos përjashtuar edhe Zeqirija Ibrahimin që paralajmëroi në letrën e dorëheqjes se nuk e ka ndërmend të jetë i përfshirë në garën për kryetar të partisë.

 

Struktura të Lëvizjes BESA nuk e duan Kasamin për lider partie, ja emrat e përfolur

Comments

comments