Shpërthim i fuqishëm në Ankara (VIDEO)

0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, pasditen e sotme. Deri tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale. Sipas “Reuters”, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:05 (me orën lokale) dhe është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit.

Shpërthimi ka ndodhur në Zyrën Qendrore të Tatimeve dhe shkak është bërë kompresimi i gazit natyror.