Shpërthimi në Tiranë, ja sa kushtonte një minë më celular

0

Pas arrestimit nga ana e policisë te pronarit të plagosur  të dyqanit të celularëve ku ndodhi shpërthimi në Tiranë nisin të dalin edhe detaje të reja mbi këtë ngjarje ku mbeten të plagosur dy përsona. Sipas policisë autori po montonte një bombë me celular në momentin kur diçka ka ndodhur dhe për pasojë ka patur edhe një shpërthim të fuqishëm qe alarmoi forcat e policisë pasi zona është edhe afër Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Sipas burimeve policore autori prodhonte dhe shiste mina me telekomandë dhe nje e tillë shpjegojnë burimet kushtonte deri në 2000 Euro.

Policia ka arrestuar gjëtë ditës së stome 34-vjeçarin Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi një ditë më parë në dyqanin e celularëve.

Hoxha, i cili ishte punonjës në dyqanin e celularëve u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Një ditë më parë grupi hetimor gjeti 3 detonatoret dhe sekuestroi nje lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte.