Shpirti human i Lazim Destanit reflektohet edhe në varrezat e qytetit të Tetovës

0

Dr. Husein Rizai

“Një shoqëri rritet me lavdi, nëse të mençurit e saj mbjellin pemë, nën hijet e të cilave, e dinë shumë mirë, se nuk do arrijnë të ulen kurrë!” (Thënie e urtë)

Bujaria, humanizmi, fisnikëria, janë vetëm disa nga tiparet dhe virtytet, që ndër vite paraqesin rrugën morale të shoqërisë muslimane në këto vende. Në çdo shoqëri, e përditshmja ofron mendimin dhe rëndësinë për njohjen e rrënjëve kulturore, për një pjesëz të limituar personazhesh që sakrifikojnë për nderin e tyre për të mirën e shoqërisë.

Ndër to, në shoqërinë tonë, padyshim si figurë emblematike e një humanisti të devotshëm, i cili përmes bujarisë dhe fisnikërisë paraqet modelin më të lartë të altruizmit pa dyshim që është z. Lazim Destani.

Këto tipare trashëguese nuk mund t’i përmbledhim thjesht në një sekuencë të shkurtër në profilin e tij prej humanisti dhe atdhetari, pasi që ai profil në mënyrë te detajuar arrin një spektër të përjetshëm. Vepra e fundit kapitale që e bën te pavdekshëm portretin e z. Lazim Destanit është edhe rikonstruimi i varrezave te qytetit të Tetovës. Shqiptarët nuk kanë një kulturë të zhvilluar varrezash. Zor të gjesh varreza të vjetra dhe të bukura siç janë në vende të tjera të botës. Menaxhimi i trashëgimisë kulturore do të duhej të shkonte përtej ruajtjes. Në afat të gjatë trashëgimia kulturore kontribon në zhvillimin e identitetit si dhe synon bartjen e këtyre vlerave tek të rinjtë të cilët janë kujdestar të së ardhmes. Varrezat janë monumente kulture, aty prehen emrat e mëdhenj të kulturës fetare e kombëtare, prandaj e kemi për obligim që të kontribuojmë ne ruajtjen e këtyre vlerave.

Varrezat janë pasqyra e një vendi prandaj i inspiruar nga iniciativa për rregullimin e varrezave në qytetin e Tetovës u detyrova që të përgëzojë iniciatorët te cilët dëshirojnë te reflektojnë bukurinë përmes pasqyrës se amshueshmërisë. Këta projekte me siguri se nuk do të realizoheshin pa përkrahjen e njerëzve human e altruist. Njerëz te cilët gjithnjë kur është paraqitur nevoja për të ndihmuar në realizimin e projekteve që janë në dobi të shoqërisë ata me plot respekt kanë ndihmuar.

Përgëzojë filantropin shqiptarë nga Tetova, z. Lazim Destanin i cili asnjëherë nuk ka hezituar që të shfaq shpirtin human në realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetareve si dhe që paraqesin vlerë për kulturën shqiptare. Edhe kësaj radhe për të satën here Lazim Destani dëshmon madhështinë për të cilën shumë shoqëri do të xhelozonin që ta kenë në mesin e tyre. Është dekoruar me shumë çmime, shumë mirënjohje kanë shkuar në adresë të Lazim Destanit për punën dhe meritat që ka, mirëpo, ketë herë mirënjohje e ka buzëqeshjen e qytetareve si dhe uratat e qytetareve.

Varrezat janë pasqyra e një populli. Shpreh një falënderim dhe lutje të sinqertë publike për bujarinë dhe humanizmin, ose kontributin dhe ndihmat e pakontestueshme si virtyte të shenjta. Zoti e bekoftë familjen e tij, dhe punën e tyre!

Komentet

komentet