Shqipëria hap negociatat me BE, vendimi historik

0

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Frederika Mogerini deklaroi zyrtarisht se KE vendos rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin em rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka uruar zyrtarisht Shqipërinë për hapjen e negociatave. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shkruan se Shqipëria e meriton plotësisht këtë vendim.

“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne llogarisim në Këshill që të bien dakord gjithashtu. #albania @Progressive” shkruan Fleckenstein.

Para publikimit të raportit të KE për Shqipërinë, ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.“Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot. Shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet, dhe besimi i tyre në vlerat e një unioni të përbashkët. Në ditët në vijim do të kemi mundësi të hyjmë edhe në detaje. Mogherini do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë”, tha Vlahutin.

Komentet

komentet