
Vrasja e Eleni Bashos, policia arreston bashkëshortin
Policia e Tiranës ka zbuluar vrasjen e Eleni Bashos, farmacistes e cila u vra më 2 shkurt në Shkozë. I dyshuari për vrasjes është bashkëshorti i viktimës, Ilia Basho. Policia do të njoftojë arrestimin dhe detajet e vrasjes në një konferencë për shtyp më vonë gjatë paradites, por mësohet se i dyshuari është prangosur që mbrëmë.
Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Shkozë të Tiranës. Por bashkëshorti i saj, që dyshohej që në fillim si autor i ngjarjes, tha në polici se ndodhej shumë larg vendit të krimit në momentin kur është vrarë gruaja e tij.
Dyshohet se motivi i vrasjes të ketë ardhur për shkak të zënkave dhe konflikteve të forta në çift. Që në fillim, familja e viktimës akuzoi Bashon si autor të krimit. (Ora News/INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj