advertisement
Fillimi | Shqipёri | Berzh, 500 mijë euro për projektin e terminalit multimodal në Tiranë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Berzh, 500 mijë euro për projektin e terminalit multimodal në Tiranë

Berzh, 500 mijë euro për projektin e terminalit multimodal në Tiranë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë studimin dhe projektin për terminalin e ri multimodal të trenit, linjave urbane dhe interubane dhe të tramit.  Një prej partnerëve të BERZH, Qeveria Italiane ka akorduar fondin prej 500 mijë eurosh. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku tha se kjo është shenjë besimi që një prej institucioneve më të rendësishme financiare europiane ka tek Bashkia e Tiranës projektet dhe politikat e saj financiare.

“Dhënia e “dritës jeshile”, për të filluar këtë projekt është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh fillimin e ndërtimit të një bashkëpunimi shumë të mirë me BERZH, me një institucion ndërkombëtar, i cili ka besim tek projektet tona, por nga ana tjetër për të treguar edhe qëndrueshmërinë e politikave që ne kemi ndërmarrë deri tani, politikave fiskale që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë, rëndesinë e projekteve strategjike , që ne i fillojmë sot, por që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të Tiranës, besoj për 20 vitet në vijim”, tha Tabaku. 

Në hapësirën prej 80 mijë metrash katrorë e cila i kaloi Bashkisë me vendim qeverie është  parashikuar të ketë  edhe një  qender të madhe tregtimi.

“Terminali i ri Multimodal do të akomodojë atje pothuajse 10 linja autobusësh, që do i hiqen qarkullimit dhe stresit të transportit publik në Tiranë, mbi 400 mikrobusë të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu do të akomodohen atje, por njëkohësisht edhe rreth 350 taksi. Ky është projekti i parë nga katër projektet strategjike që pasohet, besoj se të gjithë e keni dëgjuar konkursin e Bulevardit, që fillon e merr jetë gjatë muajit të ardhshëm, me projektet që do të prezantohen për zgjatimin e Bulevardit”, shtoi Tabaku. 

Për ndërtimin e terminalit multimodal ka një interes të madh të shprehur nga investitorë të huaj. I gjithë investimi llogaritet të kushtojë 20 milionë euro dhe do të kryhet në partneritet publik-privat ku përfshihet BERZH-Bashkia e Tiranës dhe investitorë privat.

“Krijimi i këtij Terminali të ri Multimodal do të jetë një mundësi shumë e mirë për investime në Tiranë, por nga ana tjetër do i ofrojë mundësinë edhe Bashkisë së Tiranës, të angazhohet në një aktivitet të ri biznesi. Do të jetë një kontratë e partneritetit publik-privat dhe do të jetë me kosto “zero” për Bashkinë e Tiranës, duke bërë të mundur krijimin e një projekti koncesionar gjigand për qytetin e Tiranës“, tha nënkryetarja e Bashkisë, znj Tabaku. (INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Autostrada Tiranë-Elbasan do hapet në mes të qershorit
Brenda mesit të muajit qershor autostrada Tiranë - Elbasan do të hapet për qytetarët. Tuneli ka përfunduar në të dyja galeritë e tij, me ...
image
Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ
Në Shqipëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu bëri thirrje sot që palët politike të përpiqen të konstituojnë Komizionin Qëndror të Zgjedhjeve të hënën ...
image
Të shtëna me armë drejt banesës së kreut të PS në Prezë
Cënohet sërish prona e familjes Kajmaku, kreut të Partisë Socialiste në Prezë. Rreth orës 05:00 në drejtim të banesës së tij në Fushë-Prezë dhe ato ...
image
PUSH mbështet PDIU
Programi Unik Shqiptar - PUSH, me qendër në SHBA dhe degës e saja në Europë pasi diskutojë në mbledhjen e fundit çështjen e zgjedhjeve në ...
image
Zbulohet fotoja e takimit Rama-Obama
Një foto e veçantë është shfaqur dje gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Tiranës. Në foto shfaqet kreu i socialistëve Edi Rama ...
image
Meta: Berisha të reflektojë për KQZ-në, të votohen 3 ligjet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar sërish angazhimin e mazhorancës për të votuar 3 ligjet e integrimit në Parlament. Në një konferencë për mediat, Meta ...
image
Berisha: Të hënën votohen tre ligjet
Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për të votuar në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian....
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
Next