advertisement
Fillimi | Shqipёri | Promovohet romani "Varri i Braktisur" nga Arbër Ahmetaj
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Promovohet romani "Varri i Braktisur" nga Arbër Ahmetaj

Promovohet romani "Varri i Braktisur" nga  Arbër Ahmetaj

Shkrimtari dhe poeti me banim në Zvicër Arbër Ahmetaj ka promovuar dje në Tiranë romanin e tij më të fundit "Varri i braktisur". 

Romani "Varri i Braktisur" është botimi më i ri që vjen në dorën e lexuesit, mbasi autori ka botuar disa libra te tjere. Autori Arbër Ahmetaj shprehet se " Varri i Braktisur" është një vazhdimësi e romanit të tij "Flet hyrje për në varr", sepse sipas tij, i drejtohet nje lexuesi te zgjedhur, qe nuk do te thotë se është një libër që merret në plazh apo lexohet për qef në fundjavë".

Veprimtaria krijuese e Ahmetaj është e gjerë, ai ka botuar një sërë librash si: "Shqipëria -trishtimi im", "Rugova", "Më mori malli e dashur"-"Keshtu foli Tahir Zema"(me bashkeautor) etj.

Kjo është një vepër, e cila shpreh një mesazh mjaft interesant nga ana e autorit reduktimin e njeriut nga mungesa e lirisë. Të pranishëm në promovimin e librit ishin shkrimtarë, poet dhe kritike letrar si Mujo Bucpapaj, Ramiz Lushaj, Sami Neza. Rexhep Shahu, etj profesorë dhe të afërm të autorit. Në promovim ishin dhe folën edhe Flutura Açka, si moderuese, Prof.Edmond Tupja, Josif Papagjoni, Naun Shundi dhe të tjerë.

"Ky libër i drejtohet një lexuesi shumë selektiv, mbasi ai nuk është i tillë '' që lexohet vetëm në uikende, pushime plazhi ose atyre që kan vetëm pasion librin'', por ai ka një gamë më të gjërë të emocionit dhe të kapacitetit për të bërë njerëzit të reflektojnë mbi idetë që të jep ky libër, mbasi ai është libër që kërkon më shumë energji.Ndërkohë që me lexuesin kemi krijuar marredhenie shumë konfindecial - thote ai dhe dihet qe lexuesit janë edhe nga ata që e marrin librin dhe kur nuk u pëlqen e hedhin, kështu edhe këtë rradhë unë ua lë në dorë atyrë që të bëjnë si të duan nesë u pëlqen apo jo ky libër", theksoi për INA, Arbër Ahmetaj. 

 

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë (Bajram Curri) në vitin 1965.

Në vitin 1992 diplomohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjeksisë-dega Farmaci. Prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Në vitin 1991-1992 punon redaktor në gazetat "Balli i Kombit" dhe "Kosova". Më pas, për një vit punon gazetarë në TVSH, Departamenti i Informacionit. Në vitin 1993 i bashkohet stafit të MPJ-së. Ndërkohë specializohet në kurse politiko-diplomaike në Oksford, ëashington, Gjenevë dhe në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë. Pas katër vjet pune në poste të ndryshme brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, emërohet Sekretarë i Parë i Ambasadës shqiptare në Bukuresht. Në shtator të vitit 1997 largohet nga ky post për t'u zëvendësuar nga militantë greko-enverist. Prej këtij viti jeton bashkë me familjen, në Zvicër. (Beqir Sina/INA)

 

Arbër Ahmetaj ka shkruar:

 

1. "Flet hyrje për në varr" roman, 1993,

2. "Kopsht katrorë" roman 1997,

3. "Shqipëria -trishtimi im" ese politike 1999

4. "Fisi i të vdekurve" roman-dorëshkrim 2000

5. "Kështu foli Tahir Zemaj" (bashkautor Sefedin Krasniqi) 2000

6. "Kështu foli Tahir Zemaj-(bashkauator S.K.) pjesa e dytë" 2001,

7. "Uji" tregime 2002.

8. "Dashuritë Gazmore" Milan Kundera përk. nga anglishtja 1999,

9. "A egziston e majta në Shqipëri?" Dr.Artan Fuga, përk.nga frëngjishtja 2002.

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Pavarësia, shpaloset flamuri 70 metra i gjatë në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi
Një flamur 70 metra i gjatë është shpalosur në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi në qytetin bregdetar të Vlorës. Flamuri është vendosur në njërin krah të tragetit ...
image
Vlorë, kampionët ngritën Flamurin Kuq e Zi
Flamuri kuq e zi në Vlorë u ngrit nga kampionët e botës në peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli....
image
Basha: Luftë e pakompromis për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nënvizuar luftën e pakompromis për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginë. Basha ka ...
image
102 shtet, nuk dihet fati i Deklaratës së Pavarësisë
Dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mbetet ende një çështje e hapur për aq kohë sa ky dokument nuk është gjetur dhe procesi ...
image
Rama: Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësisë
Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka vonuar të urojë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.“Gëzuar të gjithëve ...
image
Akademikët Mark Krasniqi,Idriz Ajeti e Ali Aliu nderohen me çmimin Nderi i Kombit
Me rastin e Festës kombëtare 28  Nëntorit presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani  do t’i dekorojë sot në një ceremoni solemne në Pallatin e ...
image
Rama: Politika nuk do ta pengojë ndërtimin e Xhamisë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha sot, se Qeveria do t’i japë fund pengimit politik të Xhamisë, me nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës Fetare....
image
Kerry uron shqiptarët për 28 Nëntorin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar shqiptarët për 102 vjetorin e pavarësisë. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry duke folur edhe në ...
image
Berisha kërkon largimin e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare pasi ai është i lidhur kokë e këmbë me krimin. Duke iu ...
image
Mirditë, sherri për tokën, fqiu përfundon i prerë me sharrë në qafë
Konflikti mes dy familjeve për një copë tokë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Pas përleshjes me mjete të forta kanë ...
image
Xhindi: Do ta ndalojmë rikthimin e regjimit komunist
Tirana ka përkujtuar sot bijtë dhe bijat e saj që u vranë, burgosën dhe u internuan nga regjimi komunist në Shqipëri. ...
image
Jozefina Topalli përplaset me përfaqësuesin serb në NATO
Në sesionin e 60-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, që këtë vit po mbahet në Hagë, është zhvilluar një polemikë mes delegacionit të ...
image
Meta pro hapjes së dosjeve
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta mbështet aleatin e tij kryeministrin Edi Rama në procesin e hapjes së dosjeve....
image
Rama në Vjenë apelon rajonin për projekte të përbashkëta
Nga forumi Ekonomik i Vjenës kryeministri Edi Rama ka apeluar vendet e rajonit për të aplikuar për projekte të përbashkëta. Sipas kreut të ...
image
Gerqi, Arben Glodiani shqiptari që plagosi 15 persona në lokalin e natës
Policia greke bën publike identitetin e shqiptarit i cili në orët e para të mëngjesit të së shtunës 22 nëntor, qëlloi me kallashnikov brenda ...
Next