
Bashkia e Tiranës jep leje përdorimi për 33 objekte
Në kuadër të angazhimit për përshpejtimin dhe përmbylljen e procesit të miratimit të lejeve të përdorimit, si hap i rëndësishëm për paisjen e qytetarëve me dokumentin që i bën ata “zot të shtëpive të tyre”, Bashkia e Tiranës, ka përfunduar punën e saj për 60 objekte të tjera. 33 prej tyre morën që sot Lejen e Përdorimit, akt që i hap rrugën hipotekimit të rreth 1853 apartamenteve të banimit dhe një numri të madh ambientesh tregtare, shërbimi apo parkimi, të gjitha këto me një sipërfaqe totale prej rreth 274.700 m2 ndërtim. Këtë e ka bërë të ditur sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i cili mori pjesë si i ftuar nderi, në Aktivin Kombëtar të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.
“Bashkia e Tiranës, unë personalisht jemi të vendosur dhe seriozë në mbajtjen e premtimit të hipotekimit të plotë të të gjithë banesave të pahipotekuara, por të ndërtuara sipas Legjislacionit në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe si provë e këtij serioziteti, ndonëse përballë vështirësish jo të pakta, administrata e Bashkisë ka finalizuar punën për lejet e përdorimit për 33 objekte, të cilat do i dorëzohen sot 33 subjekteve ndërtuese, besoj sot të pranishme në këtë sallë, që kanë ndërtuar në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe kanë dhënë në përdorim 1853 familjeve tiranase, shtëpitë ku ato banojnë sot", theksoi Basha.
Sipas tij, mbi 700 milionë euro kapital po shkrihet si rezultat i këtij procesi dhe shkrirja e plotë e kapitalit të ngurtësuar apo “të ngrirë”, si rezultat i papërgjegjshmërisë së deritanishme apo deri para pak kohësh është një lajm shumë i mirë, jo vetëm për tregun bankar, jo vetëm për ju si ndërtues, por për të gjithë ekonominë e qytetit. (INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj