
Meta i gatshëm për takim me Ramën
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se nuk ka asnjë “tronditje” të koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike. Meta duke folur në emisionin “Top Story” ka theksuar se LSI nuk do të përdorë raportet numerike në Kuvend për të arritur qëllime të caktuara.
Lidhur me votimin e sotëm për anëtarin e KLD-së, kreu i LSI-së tha se nuk ka pasur as një vendin për të bajtur qëndrim politik për votën e forcës politike që ai drejton.
“Nuk mendoj se Visha ka humbur. Votimi normal do të kishte qenë ai me kuti”, tha Meta. “Nuk ka pasur asnjë ditë të vetme që prej koalicionit me PD që për shkak të raportit numerik të bëjnë presione për qëllime të caktuara. Por për çështje të cilat nuk biem dakord ne do të qëndrojmë korrekt.”
Meta sqaroi se ai ishte larguar nga seanca për shkak të impenjimeve ndërsa pohoi se Nasip Naço ka votuar pro Elvis Cefës. Duke komentuar deklaratën e kreut të PS-së se Berisha ka humbur shumicën dhe se rrezikohet rrëzimi i qeverisë, Meta e ka cilësuar si “reagim me ngarkesë emocionale”.
Për zgjedhjen e presidentit të ri, Meta duke rikujtuar se kjo është pikë e marrëveshjes me PD-në, ka theksuar se vota e LSI-së do të varet nga “integrimit dhe mënyra se si do të përzgjidhet kandidatura”. “LSI nuk do mërzitej aspak nëse presidenti do të dilte nga një bashkëpunim PD-PS”.
Duke komentuar mbi emrat për president, Meta u shpreh më i rezervuar për Jozefina Topallin ndërsa për Fatos Nanon dha një përgjigje të përgjitshme. Nano President? “Nuk e deklaroj votën e fshehtë por edhe të mos mbesim peng i të shkuarës por të kemi një proces që ndihmon të ardhmen”, u shpreh Meta.
I pyetur mbi një koalicion të mundshëm me Partisë Socialiste, Meta është shprehur i gatshëm të takohet me kreu saj Edi Rama. “Takimi pa kamera do të ishin shumë më produktiv se sa të replikonim mbi deklaratat e njërit-tjetrit. Nuk kam asnjë kompleks asnjë shqetësim përkundrazi”, u shpreh kreu i LSI-së. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj