advertisement
Fillimi | Shqipёri | Rama – Idrizi: Presidenti i ardhshëm qëndrim të qartë për çështjen çame
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Rama – Idrizi: Presidenti i ardhshëm qëndrim të qartë për çështjen çame

Rama – Idrizi: Presidenti i ardhshëm qëndrim të qartë për çështjen çame

Presidenti i ardhshëm i shtetit shqiptar duhet të ketë një profil të qartë publik dhe politik dhe me vokacion politik, i cili gjithashtu duhet të ketë qëndrim të qartë për çështjen çame. 

Kjo është theksuar nga ana e kreut të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pas një takimi me kreun socialist Edi Rama, lidhur me zhvillimin e dialogut politik në vend dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit koncensual në Shqipëri. 

“Në takim nuk është folur për emra të përveçëm për president, ndërsa theksoi se presidenti i ri duhet të ketë një profil të qartë publik dhe politik, konsensual dhe gjithëpërfshirës, të ketë vokacion patriotik. Një nga kriteret që presidenti i ri duhet të përmbushë është edhe mbajtja e një qëndrimi të qartë për zgjidhjen e çështjes çame”, theksoi Idrizi, duke përshëndetur klimën e re të dialogut ndërshqiptar në Tiranë. 

Kryesocialisti Rama ka theksuar se sfida e integrimit të vendit në Bashkimin Europian kalon përmes zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

“Ne duam që të eksplorojmë çdo mundësi për të ndërtuar një proces dhe nga ky procesi të shkojmë tek emri dhe jo anasjelltas. Qëllimi ynë është t`i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë sepse nga mënyra se si do të zgjidhet presidenti do të varet statusi i kandidatit, rrugëtimi ynë evropian për institucione të pavarura, varet një garanci më shumë për palët që presidenti në zgjedhjet e ardhshme të jetë i pa anshëm. Konsensus, në rradhë të parë për statusin. Dhe për këtë ne jemi të angazhuar që të hapim një dialog, dhe dialogu për çështje politike, që nuk zgjidhen në një llogore apo në një tjetër, bëhet me kundërshtarët. Në rast të kundërt do të mbeteshim në pozicionet e mbajtjes së monologjeve, duke mos bërë detyrën tonë karshi vendit dhe miqve që përfaqësojnë familjen e madhe evropiane ” theksoi Rama. (INA) 


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Meta: Berisha të reflektojë për KQZ-në, të votohen 3 ligjet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar sërish angazhimin e mazhorancës për të votuar 3 ligjet e integrimit në Parlament. Në një konferencë për mediat, Meta ...
image
Berisha: Të hënën votohen tre ligjet
Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për të votuar në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian....
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
Next