
Kadare: Kategorikisht jo president
Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare ka mohuar se ai do të jetë kandidat për president shqiptarë, në kuadër të debatit që po zhvillohet në skenën politike në Shqipëri.
Kadare këtë e ka pohuar pas një takimi që ka zhvilluar dje pasdite me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Në takim besohet se është folur por zhvillimet aktuale në vend dhe për çështjen më të nxehtë të momentit, atë të Presidentit të ri të vendit.
I pyetur nëse se Arvizu i ka propozuar shkrimtarit Ismail Kadare, që të pranojë kandidaturën për të qenë ai presidenti i ri i vendit, shkrimtari Kadare një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht, raporton NOA.
Shkrimtari Kadare, ishte i prerë në deklaratën se nuk është folur për një kandidim të mundshëm të tij. Kadare theksoi se ai nuk ka sërish edhe këtë radhë, asnjë plan për të kandiduar për President. Gjithsesi mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se kush janë emrat që kandidojnë zyrtarisht për president shqiptar. (INA/NOA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
:Lexojini kush do jete presidenti shqiptar.
… http://bit.ly/jAL5ep
Publikoni komentin tuaj