advertisement
Fillimi | Shqipёri | Rama: Për të ardhmen e shqiptarëve do takoj edhe Berishën
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Rama: Për të ardhmen e shqiptarëve do takoj edhe Berishën

Rama: Për të ardhmen e shqiptarëve do takoj edhe Berishën

Në një intervistë gjatë emisionit Opinion, sot në mbrëmje, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka folur për takimin e tij pas 4 vitesh me kreun e LSI-së Ilir Meta. Rama u shpreh se ka lënë pas betejën politike për të mbështetur aspiratat e popullit shqiptar për të qënë pjesë e BE. 

“Qëndrimet e mia si kreu i PS janë qëndrime të mbajtura në rrethana të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e historisë. Unë nuk ndjej arsye që të mendoni se do më bëni të ndjehem keq për çdo gjë që kam thënë dhe bërë nga koha që drejtoj PS. Më lejoni të them se procesi për të krijuar kushtet që politika shqiptare të japë një shembull pozitiv të munguar në vite, si para shqiptarëve ashtu edhe për proceset integruese imponon edhe këto takime mes kundërshtarësh”, deklaroi Rama. 

Lideri i të majtëve deklaroi më tej se për interesin e shqiptarëve, dhe të ardhmes së tyre ai do të takohet edhe me kryeministrin Berisha. 

“Është e domosdoshme të mbajmë parasysh që kur ndërmarrim një nisëm të tillë, nuk rishkruajmë të shkuarën, flasim për të ardhmen. Duhen ndarë betejat politike me betejën për aspiratat e një populli të tërë. Unë kam bërë ftesë edhe për Sali Berishën, do takohem edhe me Berishën, po pse qenka e jashtëzakonshme që u takova me Metën? Ata janë pjesë e një populli që nuk është i ndarë kur pyetet nëse e do apo jo integrimin, nuk është i ndarë kur pyeten nëse do apo jo drejtësi”, shtoi Rama.

Kryesocialisti u shpreh më tej se, Berisha e Meta për të janë kundërshtarë dhe me kundërshtarët dialogohet.

"E vërteta është që edhe me Kryeministrin jam takuar dy herë në Presidencën e Republikës. Jam takuar edhe kur u kërkua takim nga përfaqësuesit e BE-së dhe nuk kam shprehur asnjë kundërshtim për t'u takuar nëse do të ishte nevoja apo kushtet”, shtoi ai. (BW/INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
Next