
Gjirokastër, zbulohen 350 kg drogë
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 350 kilogramëve lënde narkotike kanabis sativa me destinacion Italinë, ku si transportues të saj u prangosën dy persona.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve noa.al, se droga u kap në një makinë në rrugën Gjirokastër-Golem në një makinë me targa të dubluara SR 2690 B, ndërsa ishte marrë në Lazarat.
Mësohet se dy të ndaluarit janë Vezir Thanasi nga Tepelena dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora të cilët u prangosën në kuadër të operacionit të koduar “Sos”.
Nga ana e policisë thuhet se droga ishte marrë në Lazarat dhe më pas pritej të çohej në Vlorë dhe nga atje destinacioni final ishte për në Itali.
Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të transportit të lëndës narkotike si dhe të përfshirëve të tjerë. (NOA/INA)
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj