
Shqipëria përfitoi mbi 514 milionë euro nga emigrantët nga Greqia
Komisioneri i KE Algirdas Semeta, në një përgjigje me shkrim ndaj eurodeputetit grek të Demokracisë së Re, Jorgos Papanikolau konstaton se dyvjeçarin e fundit Greqia u shndërrua nga një vend që tërhiqte remitanca, në vend që dërgon jashtë remitanca.
Sipas të dhënave të komisionerit, në vitin 2010 dërgesat në para nga Greqia vlerësohet se arritën në 1,1 miliardë euro, nga të cilat, remitancat më të shumta ishin në drejtim të Shqipërisë (514 milionë euro), Izraelit (190 milionë euro), dhe Gjerogjisë (103 milionë euro); ndërsa hyrjet drejt Greqisë ishin 929 milionë euro.
Nga këto, shumat më të mëdha erdhën nga SHBA (339 milionë euro), Gjermania (236 milionë euro) dhe Belgjika (221 milionë euro).
Sipas eurudeputetit grek, pasiguria mbi situatën ekonomike dhe mungesa e perspektivës së zhvillimit që zotëron dy vitet e fundit në Greqi, kishte si rezultat një “dëm anësor”, veçanërisht me pasoja për ekonominë greke.
Emigrantët që punojnë në Greqi dhe kanë depozita në sistemin bankar vendas ndërmorën një nxjerrje pa precedent të pakitaleve jashtë Greqisë, në të njëjtën kohë që grekët, të cilët punojnë jashtë vendit, në të vërtetë i pezulluan dërgesat e parave drejt Greqisë, për shkak të pasigurisë ekonomike që dominon në vend”, thekson eurodeputeti. (NOA/INA)
Diellza, një skenë nudo tek “Dashuria...”
Diellza Kolgeci është një prej femrave më joshëse të ekranit dhe modës në hapësirën shqiptare. Bukuroshja nga Prishtina është kthyer në ekranin e madh të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj