
Harmonia ndërfetare tek shqiptarët është rast unik
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për modelin shqiptar i harmonisë ndërfetare, duke e cilësuar atë si rast unik në të gjithë botën.
Topalli ishte e ftuar në Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Çështja shpirtërore në humanizëm”, organizuar nga Universiteti Bedër, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të komuniteteve fetare, akademike, pedagogë, studentë etj.
“Modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare është rasti unik në të gjithë botën. Ky model është një tregues i qytetërimit dhe humanizmit së kombit tonë, është një model inspirues dhe vlerë e jashtëzakonshme e kohërave moderne”, u shpreh Topalli.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se kontributi i të gjithë komuniteteve fetare shqiptare në formimin intelektual të të rinjve është i padiskutueshëm dhe i paçmueshëm. Ky kontribut vlerësoi ajo, është një vlerë e madhe e shtuar në përparimin e dijes dhe të vlerave morale të shqiptarëve. (INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komenti im synon te nenvizoje faktin se nese ne e shperfaqim kete arritje si dicka krejt unike dhe te pamundur per askend tjeter, e para - veme ne dyshim vertetesine e asaj qe kemi brenda suazave te "cka perkufizojme si arritje". Se dyti, nese ne kemi nje vlere - eshte aftesia jone per ta replikuar kete model dhe per t'a shperndare ne bote si nje shans pozitiv, si pervoje qe mund te persedytet. Nese ne kete fryme historike te bashkejeteses e shesim si ngjarje unike - atehere ne e shpallim vendin nje muzeum social, por jo nje pervoje te gjalle qe ngrihet mbi parime te gjalla. Do te thoja se sado unike te jete, bashkejetesa nderfetare tek shqiptaret buron nga nje balance e brendshme individuale dhe nga nje kornize historike e perbashket. Ajo mbetet nje aftesi e transferueshme e te menduarit dhe e te jetuarit te fese - nese ne do te dime ta shperfaqim, mbeshtesim dhe shperndajme. Ju falenderoj.
Publikoni komentin tuaj